Asllani e nis me super gol aventurën në Arabi (VIDEO)
Kristjan Asllani ka bërë debutimin ëndërr me Al Jazira-n, duke shënuar gol në ndeshjen e tij të parë me skuadrën nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Mesfushori shqiptar u aktivizua në minutën e 64-t të sfidës ndaj Shabab Al-Ahli Dubai dhe arriti të lërë gjurmën e tij në fundin e takimit.
Në minutën e 91-të, Asllani mori topin në hyrje të zonës dhe lëshoi një goditje të fuqishme me të djathtën nga distanca. Topi përfundoi në trekëndëshin e portës, duke i dhuruar shqiptarit një debutim spektakolar.
Realizimi i Asllanit vulosi fitoren 3-1 të Al Jazira-s ndaj Shabab Al-Ahli Dubai dhe i dha mesfushorit një nisje ideale në aventurën e tij të re jashtë futbollit italian.
Goli ishte njëkohësisht sinjali i parë pozitiv i Asllanit me skuadrën e re, teksa shqiptari u deshën vetëm rreth 30 minuta në fushë për të gjetur rrugën e rrjetës.
KOHA JONË SONDAZH

