Asllani: Italia? Nuk është një sfidë si gjithë të tjerat
Itali-Shqipëri nuk është një sfidë si gjithë tjerat, të paktën për pjesën më të madhe të legjionarëve kuqezi të cilët luajnë në Serie A. Kjo është një ndeshje speciale mbi të gjitha për Kristjan Asllanin, i cili përballë do të ketë një pjesë të mirë të shokëve të tij të cilët luajnë tek Inter dhe janë pjesë e përfaqësueses “azzurrre”, lojtarë si Bastoni, Dimarco, Darmian, Barella dhe Frattesi.
Në një intervistë për Corriere della Sera, Asllani foli për sfidën e së shtunës: “A është kjo një sfidë si gjithë të tjerat? Do të ishte një gënjeshtër nëse do të thosha po, kjo edhe për faktin se do të luaj kundër shumë shokëve të mi të skuadrës”, theksoi ndër të tjera Asllani.