Asllani merr çmimin “Zbulimi i të Rinjve”: Nder që vesh fanellën e Interit!

Në edicionin e 28-të të “Premio Gentleman” në Milano, event dedikuar “Fair Play-t” në fushë, Inter ishte një nga skuadrat më të përfaqësuara.

Tre prej lojtarëve zikaltër fituan çmime teksa përveç Di Marcos të shpallur si “Gentleman Inter” dhe Lautaro Martinez që fitoi çmimin e “Golit më të Bukur”, pjesë e ceremonisë ishte edhe Kristjan Asllani.

Mesfushori i kombëtares fitoi çmimin e dedikuar për talentet, një çmim që njihej si “Zbulimi i të Rinjve”. Në momentin kur pranoi çmimin, Kristjan Asllani theksoi edhe njëherë tjetër dashurinë e tij për Inter ndërsa kujtoi telefonatën e parë nga zikaltërit kur u transferua aty nga Empoli.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është një kënaqësi e madhe për mua të më akordohet ky çmim. Telefonata nga Inter? Pranova menjëherë, nuk kishte dyshime. Kjo sepse unë jam edhe një tifoz i Interit, për mua është një nder i madh që mbaj veshur këtë fanellë”, deklaroi Asllani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?