Asnjë minutë për Armando Brojën në humbjen ndaj Fulham
Burnley pëson një humbje të hidhur në transfertën ndaj Fulham, duke u mposhtur 3-1 në një ndeshje ku sulmuesi shqiptar, Armando Broja, nuk u aktivizua asnjë minutë.
Pjesa e parë përfundoi 0-0, por drama e takimit nisi në 45 minutat e dyta. Zian Flemming hapi rezultatin për Burnley në minutën e 60, duke dukur se ekipi i tij do të merrte tre pikë. Megjithatë, Fulham reagoi shpejt. Josh King barazoi në minutën e 67, ndërsa Harry Wilson shënoi golin e dytë për londinezët në minutën e 73, duke përmbysur rezultatin.
Në shtesë, Raul Jimenez shfrytëzoi një penallti për të vulosur rezultatin 3-1, ndërsa Josh Laurent u ndëshkua me karton të kuq dhe la Burnley me 10 lojtarë. Me këtë fitore, Fulham ngjitet në kuotën e 44 pikëve në vendin e 8-të, ndërsa Burnley FC mbetet me 20 pikë në vendin e parafundit.
KOHA JONË SONDAZH

