Asnjë minutë pushim, ja kush është lojtari i pazëvendësueshëm te Real Madridi

Mendohej se Zinedine Zidane mund ta linte pushim Casemiron të mërkurën, në ndeshjen e Realit kundër Leganesit.

Por në fakt, mesfushori brazilian u aktivizua dhe luajti gjatë gjithë ndeshjes që “galaktikët” fituan 5-0.

Kjo e ndihmoi brazilianin të ruante një rekord këtë sezon. Ai ka luajtur çdo minutë, përfshirë edhe ato me kombëtaren e “Seleçaos”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zidane tregoi edhe njëherë se Casemiro mbetet një lojtar i pazëvendësueshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ka startuar titullar në çdo ndeshje të Realit këtë sezon dhe pavarësisht avantazhit të thellë ndaj Leganesit, tekniku nuk e kurseu as disa minuta në pjesën e dytë.

Casemiro e mbylli ndeshjen me 12 topa të fituar, më shumë se çdo lojtar tjetër në fushë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?