“Asnjë pyetje, vetëm dua të të falënderoj”, gazetarja argjentinase befason Messin (VIDEO)

Një moment i pazakontë ka ndodhur në pas ndeshjen mes Argjentinës e Kroacisë. Pas fitores 3-0 të Albiceleste në gjysmëfinalen e Botërorit, tifozët argjentinas në Katar e ata në Argjentinë kanë shpërthyer festën.

Gazetarja Sofi Martinez Mateos zgjodhi që të mos t’i bënte asnjë pyetje yllit të Albiceleste. Edhe pse kishte shansin ta intervistonte.

“Asnjë pyetje – ka thënë Sofi Martinez -, dua vetëm të të falënderoj”. Një mirënjohje që është bërë sigurisht në emër të të gjithë popullit argjentinas, por që e ka lënë pa fjalë Lionel Messi.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?