Asnjë surprizë, Granada fiton me “poker” ndaj Teutës në “Niko Dovana” (VIDEO)

Nuk ka asnjë surprizë në “Niko Dovana”. Granada fitoi me shumë lehtësi sfidën e turit të dytë kualifikues ndaj Teutës, të vlefshëm për Europa League. 4-0 ishte suksesi i ekipit spanjoll, që dominoi të gjithë takimin.

Soldado zhbllokoi gjithçka pas 5 minutash lojë, ndërkohë që më pas shërbeu për Kenedy për golin e dytë. Skuadra durrsake ishte dukshëm inferior në fushë, teksa ekipi i La Liga-s gjeti edhe golin e tretë m Herrera-n në minutën e 31-të.

Yangel nuk i kishte mbyllur këtu llogaritë, pasi që në startin e fraksionit të dytë realizoi dhe golin e dytë personal. 10 minuta nga fundi i ndeshjes, Beqja u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë ekipin me një lojtar më pak. Një skualifikim i pritshëm për ekipin e Edi Martinit, që e kishte të pamundur për të përballur kualitetin e spanjollëve. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP