FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Atalanta fiton me lehtësi ndaj Sampdorias, futet në zonën Champions (VIDEO)

Atalanta ka reaguar mjaft mirë pas humbjes ndaj Realit në Champions League. Skuadra e Gasperinit mori një fitore pa shumë probleme 2-0 në transfertën ndaj Sampdorias.

Në minutën e 40-të Malinovsky shënoi një super gol me një goditje fantastike me të majtën në hyrje të zonës. Në fraksionin e dytë skuadra bergamaske shënoi dhe golin e sigurisë. Maehle shërbeu një pasim të saktë në zonë për Gosens, i cili me një prekje të lehtë e dërgoi topin në kuadrat.

Atalanta me këtë fitore ngjitet në vendin e katërt me 46 pikë, po aq sa Juventusi, por bardhezinjtë kanë dhe një sfidë për të rikuperuar. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?