Atalanta mund Milanin
Milani i Filippo Inzaghit po vazhdon me formë të dobët. Kësaj radhe, kuq e zinjtë kanë pësuar humbjen e rradhës në San Siro, të mundur nga Atalanta.
Skuadra nga Bergamo triumfoi 1:0 duke ia shtuar problemet klubit kuqezi, që nuk po arrin të marrë veten.
German Denis realizoi golin e vetëm dhe të fitores për miqtë në minutën 33’, pas asistit nga Moralez.
Pas kësaj humbje, Milani tani ka 26 pikë në vendin e nëntë të renditjes së Serisë A, teksa Atalanta është e 15-ta me 20 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

