Atalanta ndalet ndaj Cagliarit, Gjimshiti e sheh ndeshjen nga stoli

Atalanta bën një tjetër ndalesë në kampionat. Bergamaskët nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola në shtëpi ndaj Cagliarit.

Pavarësisht rasteve për të besuarit e Gasperinit, nuk pati gol në këtë sfidë. Berat Gjimshiti nuk u preferua në këtë takim, teksa qëndroi në stol gjatë gjithë ndeshjes.

Kjo ishte një zgjedhje për ta pasur më të freskët për duelin e kthimit në Champions ndaj Brugge. Atalanta renditet në vendin e 3-të me 51 pikë, ndërsa Cagliari është në vendin e 13-të me 25 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?