Atalanta shkatërron kryesuesit e Napolit në stadiumin “Maradona”

Atalanta mori një fitore të madhe 0-3 në transfertën ndaj Napolit, në duelin e vlefshëm për javën e 11-të në Seria A. Skuadra e Gasperinit konfirmon formën shumë të mirë edhe jashtë shtëpisë së saj.

Dopieta e Lookman në pjesën e parë ishte përcaktuese, pasi Napoli nuk arriti që të reagonte. Bergamaskët thelluan shifrat me Reteguin në fundin e duelit.

Gjimshiti ishte titullar, duke zhvilluar një ndeshje shumë të mirë në mbrojtje. Atalanta e Gjimshitit mban vendin e vendin e dytë me 22 pikë, ndërkohë që Napoli kryeson tabelën me 25 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?