Atalanta triumfon ndaj Milanit dhe blindon vendin e tretë

Në javën e 33-të të Serie A, Atalanta ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Milanit, duke triumfuar me rezultatin minimal 1-0 në “San Siro” dhe duke forcuar pozitat në vendin e tretë të renditjes.

Takimi nisi i balancuar, me të dyja skuadrat që e studiuan njëra-tjetrën dhe krijuan pak raste në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, në momentin kur Milani po ushtronte më shumë presion dhe dukej se po afrohej te goli, ishte Atalanta që gjeti rrjetën vendimtare me Ederson në minutën e 62-të.

Trajneri Conceiçao reagoi me zëvendësime dhe një skemë sulmuese 4-2-4 në minutat e fundit, por përpjekjet e kuqezinjve nuk mjaftuan për të shmangur humbjen. Me këtë disfatë, shanset e Milanit për të siguruar një vend në Evropë bëhen gjithnjë e më të pakta. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP