Atalantës ju mohua një penallti e pastër ndaj Interit, shikoni pamjet e rastit (VIDEO)

Atalanta doli me një pikë nga “San Siro”, por meritonte shumë më tepër për atë që dha në fushën e lojës. Skuadra e Gasperinit ka dalë shumë e pakënaqur nga fusha edhe për shkak të arbitrimit.

Një episod që shkaktoi shumë polemika ndodhi në fundin e pjesës së parë. Siç mund të shihet nga pamjet, Martinez ndal në mënyrë të parregullt Toloin, i cili po shkonte drejt portës për të shënuar.

Arbitri Rocchi ndërkohë e vijoi ndeshjen duke mos akorduar penallti për këtë rast. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP