Atletico hakmerret ndaj Realit, Ancelotti pas ndeshjes: Koha të shohim përpara!
Atletico hakmerret shpejt ndaj Realit, duke i eliminuar nga Kupa e Mbretit që në fazën e 1/8 pas suksesit 4-2. Derbi i Madridit dhuroi spektakël me 6 gola të shënuar, pasi ndeshja shkoi në kohën shtesë.
“Një Atletico gjigante”, shkruan Marca në faqen e parë.
“Askush nuk e meritonte ta humbiste këtë ndeshje, humbëm ne, por duhet të shohim përpara. Ne dhamë gjithçka, nuk kam asgjë për t’i thënë lojtarëve. Tani është koha të rikuperojmë, të shohim përpara dhe të mendojmë për La Liga-n”, u shpreh Ancelotti pas ndeshjes.
Në këtë mënyrë Los Colchoneros mori hak për eliminimin nga Superkupa e Spanjës pak ditë më parë.
KOHA JONË SONDAZH

