Atletico Madrid gjen suksesin, fiton 2-1 kundër Valencias

Këtë të shtunë Atletico Madrid fitoi 2-1 kundër Valencias, duke marrë suksesin e plotë pas dy humbjeve radhazi. Ndeshja nisi mirë për vendasit të cilët gjetën golin e avantazhit pas 17 minutave lojë me Koke. Më pas ekipi mik u përgjigj, por VAR anuloi golin e Pepelu për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 63-të ishte Beltran që barazoi ndeshjen duke ngjallur shpresën te vendasit, shpresë kjo që u shua vetëm 11 minuta më vonë pasi Griezmann realizoi golin e fitores për madrilenët. Në të 78′ VAR i anuloi një gol Sorloth te Atl. Madrid.

Me këtë sukes ekipi i Simeones ngjitet në kuotën e 34 pikëve për vendin e katërt, gjashtë pikë pas kryesuesve të Barcelonës. Valencia me 15 pikë mbetet në pozitën e 16-të, vetëm një pikë nga zona e ftohtë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?