Atletico Madrid ngec në transfertën ndaj Almerias
Atletico Madrid nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Almerias në javën e 26-të të kampionatit spanjoll. “Los Colchoneros” shënuan që në minutën e dytë të takimit me anë të argjentinasit Angel Correa.
Vendasit reaguan në disa tentativa dhe arritën të gjejnë baraspeshën me Luca Romero. Atletico do të rikthehej sërish në avantazh me Rodrigo De Paul.
Por, festa e madrilenëve nuk zgjati shumë, me Luca Romeron që gjeti golin e dytë të tij dhe të skuadrës vendase. Me këtë barazim, Atletico Madrid shkoi në kuotën e 52 pikëve, duke ruajtur vendin e katërt.
KOHA JONË SONDAZH

