Atletico Madrid, Simeone i bindur për kualifikimin në finale
Mbrëmjen e së martës në Londër do të mësohet skuadra e parë finaliste e Ligës së Kampioneve. Arsenali do të presë Atletico Madrid në Emirates Stadium në një sfidë ku skuadrat shkojnë pas barazimit 1-1 të ndeshjes së parë. Trajneri i Los Colchoneros, Diego Pablo Simeone në konferencën për shtyp në prag të kësaj ndeshjeje nuk e fshehu se beson te kualifikimi i skuadrës së tij për në finalen e Budapestit
Sa herë ke menduar për këtë ndeshje që do të luhet?
Sa do që ta mendosh, futbolli luhet nga lojtarët. Është e nevojshme që të menaxhojmë në mënyrën më të mirë të mundshme emocionet për të bërë lojën më të mirë. Ndeshja ndryshon që në momentin që nis, eksperienca dhe koha të jep më shumë qetësi, jo lehtësi, por po, paqen për të përballuar një ndeshje si ajo nesër.
Futbollistët flasin për përsëritjen e pjesës së dytë të sfidës së mëparshme
Unë do të synoj që të bëjnë pjesën e dytë. Nëse do të ishte kaq e lehtë do të ishte gjeniale.
Ju kërkoni qetësi, ne kërkojmë presion.
Ju kërkoni titull ose një frazë për të përditshmet tuaja, por trajnerët dhe futbollitët duam vetëm që ndeshja të fillojë. Sepse është një ndeshje futbolli dhe ai që do të bëjë më mirë do të fitojë. Ne do të tentojmë të shfaqim virtytet tona dhe trajneri i Arsenalit të tijat.
Je i shqetësuar për arbitrimin?
Jo.
Çfarë domëthënie ka kjo ndeshje?
Do të tentojmë të luajmë ndeshjen që është e nevojshme të luhet, me intensitet dhe të kuptuarit që kjo sfidë kërkon. Kemi besim te ajo që bëjmë, jemi të bindur dhe të sigurt në atë që duam te ndeshja, por rezultati nuk do të varet vetëm nga ne.
Cili është faktori ku je fokusuar më shumë?
Të bindur në atë që duhet të bëjmë. Plani i zgjedhur dhe i transmetuar te lojtarët duhet të çohet deri në fund.
Si janë Sorloth, Julian dhe Giuliano?
Dje lëvizën pak, janë më mirë. Shpresoj që të mund të stërviten mire dhe nesër në mëngjes do të vendosim si do të nisim ndeshjen.
Sa rëndësi i jep Julian Alvarez?
Ai e njeh kampionatin anglez shumë mirë, ndeshjen e javës së kaluar ishte shumë mirë dhe shpresoj që të mund të përgjigjet në mënyrën e duhur ndaj asaj që kërkon ndeshja.
Ke ndryshuar hotel në krahasim me fazën e ligës për supersticiozitet?
Jemi më mirë tani se në tetor Dhe hoteli ishte më i lirë, për këtë arsye e ndryshuam
Sa rëndësi ka Sorloth?
Ka një rol shumë të rëndësishëm, kemi shumë nevojë për të. Sa keq që nuk mundi të luajë në ndeshjen në shtëpi për ngarkesë muskulare. Kemi nevojë për të qoftë për 10 minuta qoftë për 90 minuta.
Çfarë bën përpara një ndeshjeje si kjo?
Punoj me atë që mungin në përgatitjet përpara ndeshjes, idene e kemi të qartë. Do të tentojmë ta transmetojmë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të mund ta bëjmë në mënyrën më të mirë.
KOHA JONË SONDAZH

