Atletico Madrid tallet keq me Realin pasi refuzuan 150 mln euro për Alvarez
Një episod i pazakontë ka tërhequr vëmendjen në futbollin spanjoll, pasi Real Madrid dhe Atlético Madrid janë përfshirë në një shkëmbim deklaratash zyrtare lidhur me të ardhmen e Julián Álvarez.
Sipas njoftimit të publikuar nga Real Madridi, klubi i bardhë i ka paraqitur rivalëve të qytetit një ofertë prej 150 milionë eurosh për sulmuesin argjentinas. Në deklaratën e tij, Reali bëri të ditur se Atletico e kishte shqyrtuar ofertën, por kishte vendosur ta refuzonte, duke iu referuar klauzolës së lirimit të lojtarit.
Megjithatë, reagimi i Atletico Madridit ishte krejtësisht i ndryshëm. Në një komunikatë me tone ironike, klubi “rojiblanko” jo vetëm që mohoi versionin e rivalëve, por edhe u tall me ta.
Njoftimi i Atletico Madrid:
“Deklaratë zyrtare me sqarimet tona lidhur me deklaratën zyrtare të fqinjëve tonë të Real Madrid:
Ata hoqën pjesën e videos së Papës ku ai thoshte se ishte gjithashtu tifoz i Atletit.
Mesa duket e keni ngatërruar edukimin me mirënjohjen, por për të mos lënë asnjë dyshim: Nuk ju falënderojmë për asgjë.
Ne as nuk po shqyrtojmë dhe as nuk po marrim në konsideratë ndonjë ofertë për Hulianin.
Si mund të mos shkojmë mirë me ju, kur na bëni të qeshim edhe më shumë sesa Barcelona?”.
KOHA JONË SONDAZH

