Atletico rigjen fitoren në La Liga, mund Villarealin me përmbysje (VIDEO)

Atletico Madrid është rikthyer te fitoret në La Liga, teksa sonte në mbrëmje mundi me përmbysje 3-1 Villarealin.

Sfida në “Wanda Metropolitano” nisi në mënyrën më të keqe për Los Colchoneros që pësuan gol që në minutën e 16-të. Alcacer shënoi me një goditje të bukur në hyrje të zonës, që nuk mundi të ndalej nga Oblak.

Los Colchoneros vuajtën shumë për të gjetur hapësira, teksa në minutën e 40-të, Correa përfitoi nga përgjumja e mbrojtjes së Villarealit. Në pjesën e dytë, skuadra e Simeones, arriti që të realizonte edhe golin e përmbysjes. Correa shërben në zonë për Koke-n, i cili e ka të thjeshtë për ta dërguar në rrjetë.

Në minutën e 74-t ndërkohë Joao Felix shënoi edhe golin që do të vuloste suksesin e Los Colchoneros, që mbajnë vendin e katërt në renditje. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP