FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Atletico, Simeone para Barçës: Të tregohemi të zgjuar

Diego Simeone iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në konferencë për media para përballjes së kthimit në Champions League ndaj Barcelonës, duke theksuar se fitorja 2-0 në ndeshjen e parë nuk garanton asgjë.

Trajneri i Atlético Madrid tha se skuadra duhet të mbetet e përqendruar dhe të luajë me të njëjtën disiplinë për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër.

”Kur të fillojë ndeshja, askush nuk do ta kujtojë ndeshjen e parë. Rezultati është aty, por lojtarët do të dalin në fushë për të fituar. E dimë çfarë duhet të bëjmë për të vazhduar të përjetojmë javë të tilla. Duhet të jemi të sigurt se cila mund të jetë rruga jonë”, shtoi ai, duke theksuar më pas cilësitë kryesore të kundërshtarëve të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Barcelona pothuajse gjithmonë shënon gola, ne duhet ta çojmë ndeshjen aty ku e dimë se mund t’i dëmtojmë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?