Atletico trondit Real Madrid 4-0, kapitullon Ronaldo me shokë (Foto)

Atletico Madrid, kampione e Spanjës në fuqi, i dha një leksion të pastër  kryesuesve të Real Madrid, brenda në “Vicente Calderon”, duke fituar pastër, 4-0. Cristiano Ronaldo u rikthye pas dy javëve pezullimi, por nuk mjaftoi të shmangte katastrofën e Realit. Dy gola të shpejtë të Tiago dhe Niguez, në 14’ dhe 18’, i dhanë Atletikos avantazhin e shpejtë, në pjesën e parë, pas gabimit të portierit Iker Casillas. Niguez u fut në 10’ në vend të Koke, i dëmtuar, dhe shënoi pas tetë minutave. Në pjesën e dytë, Griezman dhe Mandzukiç, i dhanë avantazhin 4-0 Atleticos, dhe vulosën rezultatin e ndeshjes,  duke e rikthyer ekipin e tyre në garë për titull. Atletiko u ngjit pas ndeshjes së javës së 22-të në La Liga, me këtë fitore, në kuotën e 50 pikëve, katër pikë më pak se Reali i Madridit. Barcelona do të luajë të djelën në mbrëmje, ora 21.00, ndaj Atletiko Bilbaos, dhe një fitore mund ta afrojë atë vetëm një pikë larg Realit të Madridit. Atletiko, kampione në fuqi e Spanjës, i ka dhënë një leksion të pastër Ronaldos me shokë, duke tronditur ambiciet e saj për të fituar titullin kampion në Spanjë.

Atletico Madrid – Real Madrid     4-0

Atletico Madrid XI: Moya, Juanfran, Godin, Miranda, Siqueira, Gabi, Tiago, Koke, Arda, Griezmann, Mandzukic

Swiss Digital Desktop Reklama

Real Madrid XI: Casillas, Varane, Nacho, Coentrao, Carvajal, Khedira, Kroos, Isco, Bale, Ronaldo, Benzema

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?