Atletio Madrid fiton me 10 lojtarë ndaj Sevillas, vendos goli i Llorentes
Atletico Madrid triumfon edhe me dhjetë lojtarë ndaj Sevilla-s. Sfida e prapambetur e javës së katërt të La Liga u mbyll me rezultatin 1-0, ndërsa foli në pjesën më të madhe për vendasit.
Pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura, ndërsa goli i vetëm i këtij takimi u realizua në minutën e 47’, me Llorente që kaloi ekipin e Simeones në avantazh.
Nga minuta e 70-të, Atletico mbeti me dhjetë lojtarë, pasi Soyuncu u ndëshkua me karton të kuq. Megjithatë Sevilla nuk mundi ta shfrytëzonte superioritetin numerik, me ndeshjen që në fund u mbyll me rezultatin 1-0. Atletico Madrid renditet në vend të tretë me 38 pikë, ndërkohë që Sevilla mban vendin e 15-të me 16 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

