“Audi Cup”, Bayern fiton turneun, mposht 1-0 Real Madrid
Pas humbjes së Superkupës së Gjermanisë, Bayern Munich fiton trofeun e parë sezonal, edhe pse një turne miqësor. Bavarezët mposhtën në finalen e “Audi Cup” Realin e Madridit me rezultatin 1-0 .
Ekipi i Pep Guardiolës fitoi falë një goli të Robert Lewandowski në minutën e 88' të ndeshjes.
Bayern Munich kishte fituar më parë lehtësisht 3-0 me Milanin, por me ekipin e Benitez nuk e pati aspak të lehtë, edhe pse madrilenët ishin pa Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, Gareth Bale dhe James Rodriguez.
KOHA JONË SONDAZH

