Aurela Gaçe, nga spektakli me kuqezinjtë në Crazy Calvin
Aurela Gaçe nuk e ka fshehur gëzimin, që pas fitores së kombëtares sonë me Armeninë, 2-1, kuqezinjtë vendosën të festonin gjatë gjithë natës në “Crazy Calvin”. Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe administron klubin e njohur të natës në Tiranë, përveç se këndon edhe vetë dhe ka pasur rastin të takohet dhe të pozojë me kapitenin kuqezi, Lorik Cana. Edhe pse kanë kaluar tre ditë nga ndeshja, Aurela Gaçe, për mbrëmjen e së djelës, që u kthye në festë nga të gjithë shqiptarët, dhe ku lojtarët vizituan diskon ku ajo performon, e ka konsideruar atë mbrëmje të madhe. Me lojtarët e tjerë si me Bekim Balaj, Aurela Gaçe dhuroi spektakël në skenë, pas një gare me pompa, duke ia kaluar sulmuesit shkodran .
KOHA JONË SONDAZH

