Australia për pilotët e F1: Vaksinohuni që të merrni pjesë në garë

Pilotët e Formula 1 janë paralajmëruar se do të përjashtohen nga “Çmimi i Madh i Australisë”, nëse nuk janë të vaksinuar kundër Covid-19.

Organizatorët e garës së tretë sezonale të Botërorit të këtij viti nuk duan që të përsëritet e njëjta histori si me Novak Djokovic, të cilit iu anulua viza në prag të Australian Open.

Sipas “The Mirror”, autoritetet e garës ia kanë bërë tashmë të qartë pilotëve që nuk do të lejohen të garojnë pa vaksinë. Drejtori ekzekutiv i Çmimit të Madh, Andrew Westacott, këmbëngul se rregullat janë të qarta dhe të gjithë garuesit dhe stafet e ekipeve duhet të kenë marrë dozat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?