Babai i Haaland lë të hapur derën për Real Madridin: Në futboll nuk i dihet kurrë!

Alfie Haaland, babai i sulmuesit norvegjez Erling Haaland, ka konfirmuar se djali i tij është i lumtur te Manchester City, por njëkohësisht nuk e ka përjashtuar mundësinë e një transferimi të ardhshëm te Real Madridi.

Në një intervistë për rrjetin spanjoll DAZN, Alfie Haaland u shpreh se sulmuesi norvegjez ndihet shumë mirë në klubin anglez, edhe pse e ardhmja në futboll mbetet gjithmonë e paparashikueshme.

“Erling është shumë i lumtur te Manchester City dhe ka një kontratë afatgjatë me klubin. Tani jemi të fokusuar te sezoni i ri, por çdo futbollist në botë do të dëshironte të luante për Real Madridin”, deklaroi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur nëse një transferim në “Santiago Bernabeu” mund të ndodhë në të ardhmen, babai i bomberit norvegjez u përgjigj: “Në futboll nuk mund ta dish kurrë se çfarë mund të ndodhë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Erling Haaland rinovoi së fundmi kontratën me Manchester City-n deri në verën e vitit 2034, duke forcuar edhe më shumë lidhjen me kampionët e Anglisë. Megjithatë, spekulimet për një interes të vazhdueshëm të Real Madridit ndaj sulmuesit 25-vjeçar nuk kanë reshtur.

Që prej transferimit te Manchester City, Haaland ka zhvilluar 198 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke realizuar 162 gola dhe duke dhënë edhe 30 asistime, statistika që e konfirmojnë si një nga sulmuesit më dominues në futbollin botëror.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?