Bajern Mynih, një “makineri” fitimprurëse

Bayern Munich është një makineri fitimprurëse. Sezoni i kaluar ishte i dyti më i mirë në 115 vjet histori të klubit nga ana financiare për Bayernin. Bilanci i fundit vërtetoi se kampionët e Gjermanisë kanë arkëtuar plot 523,7 milionë Euro gjatë sezonit futbollistik 2014-2015, me një përfitm prej 23,8 milionë Eurosh. Për të dytin sezon radhazi Bayern Munich ka arkëtuar më shumë se gjysmë miliardi Euro, një dhënë kjo që tregon për fuqinë financiare të klubit nga Alianz Arena.

Në bilancin e sezonit paraardhës Bayerni doli me një bilanc akoma më pozitiv teksa përfitoi 5 milionë Euro për shkak të pjesëmarrjes së skuadrës në Botërorin e klubeve dhe Superkupën e Europës. Menjëherë pas zbulimit të bilancit për sezonin e kaluar drejtori i financave te Bayerni Jan-Christian Dressen u shpreh se klubi është shumë i suksesshëm nga ana sportive por ka edhe financa solide dhe ky është maksimumi për ta.

Përfitmet nga shitja e biletave për Bayernin kanë qenë me të vërtetë të mëdha gjatë sezonit të kaluar pasi bavarezët kanë arkëtuar 137,6 milionë Euro në sajë të pjesëmarrjes së tyre në Champions League, Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë. 113,9 milionë Euro kanë përfunduar në llogarinë e Bayernit nga sponsorizimet ndërsa edhe marketingu ka bërë punën e vetë teksa kampionët e Gjermanisë kanë përfituar 101,7 milionë Euro nga shitja e fanellave dhe të tjerë aksesorëve me logon e klubit. Ndërkohë nga shitja e të drejtave televize, Bayerni ka arkëtuar 58,3 milionë Euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?