Bajern Mynih, Schweinsteiger kalon tek Mançester Junajtid
Bastian Schveinsteiger në fakt ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me Manchester United. Nga kjo marrëveshje mesfushori gjerman do të fitojë 10 milionë euro në vit, të njëjtën shumë që përfitonte edhe nga kontrata e kaluar me Bayern Munich. Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, 30-vjeçari ka informuar drejtuesit e Bayern për vendimin e tij dhe është të në pritje të fluturojë drejt Manchesterit për të zhvilluar vizitat mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën me “Djajtë e Kuq”. Presidenti i Bayern Mynich në orët e pasdites së shtunë konfirmoi marrëveshjen dhe vendimin për largimin e Schveinsteiger. Klubi gjerman kërkonte 20 mln euro për kartonin e tij dhe ishin pikërisht detajet e fundit të marrëveshjes për kartonin që vonuan zyrtarizmin.
KOHA JONË SONDAZH

