Bajern nuk gjen “ilaçin” e humbjes në Porto, dorëhiqet stafi mjekësor
Një ditë pas disfatës së Portos, 3-1, kreu u stafit mjekësor të klubit të Bayernit, Hans-Wilhelm Muller-Wohlfahrt dha dorëheqjen për mungesë besimi. Mjeku 72-vjeç, i cili ka punuar prej 40 vjetësh në stafin mjekësor të Bayern, doli me një deklaratë për shtyp ku shkruante se pas humbjes me Porton, stafi mjekësor është akuzuar pa arsye, për këtë disfatë. Në këtë rast është cënuar sipas tij besimi. Sipas zyrës për shtyp të klubit bavarez, vendimi i Hans-Wilhelm Muller-Wohlfahrt kishte qenë një surprizë për drejtuesit më të lartë të skuadrës. Edhe në sezonin 2008-2009, kryemjeku i Byernit mori vendimin për t’u larguar pas një zënke me Jurgen Klinsman, por më pas u bind që të bënte prapaktheu. Kampionët e Bundesligës gjatë këtij sezoni kanë pasur mungesa të shumta për arsye dëmtimesh. Vetëm në takimin e fundit në Champions, nuk ishin të disponueshëm Arjen Robben, Franck Ribery, David Alaba, Javi Martinez and Mehdi Benatia, pa faktin që Holger Badstuber dhe Bastian Schëeinsteiger, kanë luajtur shumë pak gjatë këtij sezonit po për arsye dëmtimesh. Ndaj Portos Guardiola pati probleme në kryerjen e zëvendësimeve, pasi kishte në dispozicion vetë, 4 lojtarë në stolin e rezervave madje në pozicione që nuk i vinin shumë në ndihmë. Duhet të theksuar se që në fillin të sezonit aktual trajneri spanjoll është shprehur me kritika për stafin mjekësor, pasi shpesh i është dashur të kryejë zëvendësime të detyrueshme në mbrojtje.
KOHA JONË SONDAZH

