Bajern shkatërron Arsenalin, Roma fiton dhe i vihet pas Barcelonës

 

Nuk e kishte të vështirë ndaj Bate Borisov që Barcelona të fitonte dhe të presë tani e qetë kualifikimin, për në fazën tjetër, kur mbeten edhe dy ndeshje nga grupet e Champions League.

Për kampionët në fuqi të këtij kompeticioni, Neymar shënoi me 11-metërsh në pjesën e parë që solli edhe zhbllokimin e rezultatit kurse Suarez dyfishoi shifrat e Neymar vulosi fitoren, 3-0. Mbetet i hapur vendi i dytë pas Roma kaloi sërish një ndeshje të çmenduar ndaj Bajer Leverkusen. Pasi fitoi 2-0 në pjesën e parë dhe u barazua në 2-2 rezultati me fillimin e pjesës së  dytë. Futbollisti me origjinë shqiptare Admir Mehmedi shënoi në fillim të pjesës së dytë në favor të Leverkusen dhe barazoi Hernandez, pas golave të Dzeko dhe Salah për ekipin e Seria A. Roma fitoi në fund falë një 11-metërshi që e realkizoi Pjaniç dhe u ngjit e dyta, një pikë para ekipit gjerman.

Swiss Digital Desktop Reklama

Levandovski Muller dhe Alaba shkatërruan Arsenal që në pjesën e parë, duke i dhënë fitoren ekipit të Pep Guardiola, që e mbylli ndeshjen me goledë pasi Roben shënoi sërish që fillim të pjesës së dytë. Bajern Mynih fitoi 5-1 pasi realizoi edhe Muller golin e dytë personal në fund dhe u ngjit i vetëm në kuotën e 9 pikëve, ndërkohë që për vendin e dytë është futur edhe surpriza e këtij grupi Dinamo Zagreb, edhe pse u mund me përm bysje 2-1.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Grupin G, Porto kryeson e vetme dhe është më afër kualifikimit ndërkohë që Çelsi fitoi 2-1 dhe mban vendin e dytë, dy pikë para, por do të diskutojë vendin e dytë me Dinamo Kiev në ndeshjet mbetura, pasi Makabi Tel Aviv është jashtë objektivit. Në Grupin H vijon ecuria pozitive e rusëve të Zenit që pas tre fitoreve radhazi kaluan shpejt në avantazh ndaj Lion, duke shijuar fitoren e katërt dhe të kualifikimit.  

Champions League

Sot

Grupi E

Barcelona – BATE              3-0

Roma – Bajer L.                  3-2

Grupi F 

Bajern M. – Arsenal           5-1

Olimpiakos – Dinamo Z.     2-1

Grupi G 

Chelsea –  Dinamo K.       2-1

Maccabi T. – Porto           1-3

Grupi H 

Gent – Valencia                1-0

 Lion – Zenit St.                 0-2

Të martën

Grupi A 

Real M.-PSG                   1-0

 Shakhtar D.-Malmoe       4-0

Grupi B 

Mançester J. – CSKA M.  1-0

PSV-Volsburg                    2-0

Grupi C

Astana-Atletiko M.          0-0

Benfika-Gallatasarai        2-1

Grupi D

Borussia M.-Juventus    1-1

Sevilja-Mançester S.       1-3                        

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?