Bajerni i Mynihut, Rumenige hap bursën e Nju-Jorkut
Presidenti i Bajernit të Mynihut, ish-futbollisti i njohur Karl-Heinz Rumenige, nën shoqërinë e futbollistit tjetër të klubit, Jerome Boateng, i ra ziles tradicionale hapëse të bursës së Nju-Jorkut (New York Stock Exchange).
“Ky vend nga më të famshmit e botës është edhe më i mirë nga Marienplatzi ynë”, tha Rumenige, duke iu referuar ballkonit të bashkisë së Mynihut, kur ekipi del pasi ka fituar titullin kampion.
“Ndoshta kjo është shenjë e mirë që ne të kemi një sezon të shkëlqyer”, theksoi Rumenige. ”Neve nuk na pëlqen të jemi në bursë”, shtoi ai.
KOHA JONË SONDAZH

