FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bajrami shkëlqeu në Serie A, trajneri: Do të jetë një armë më shumë për ne

Nedim Bajrami u rikthye titullar në Serie A me skuadrën e Empolit në ndeshjen e kësaj të hëne ku skuadra e tij triumfoi 3-1 ndaj Udineses.

Mesfushori shqiptar zhvilloi një takim mbresëlënës, duke realizuar një gol, ndërsa dhuroi edhe një asist. Performanca u komentua edhe nga trajneri Aurelio Andreacoli, i cili u shpreh se e priste një rikthim të tillë të shqiptarit.

”Përmbysja e rezultatit nuk është rastësi sepse ne nuk demoralizohemi. Kemi një reagim mjaft pozitiv në këto situata. Loja jonë ka shumë element. Bajrami nuk është një problem, përkundrazi është një kënaqësi. Ne të gjithë e prisnim që ta shihnim atë të luante përsëri në këto nivele. Do të jetë një armë më shumë për ne”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?