Balaj shënon dhe i jep kualifikimin Sturm Graz për në Kupën e Austrisë

Bekim Balaj ishte një nga të përjashtuarit e Edi Rejës për grumbullimin e Kombëtares Shqiptare në ndeshjet e tetorit, por këtë “pushim’ sulmuesi shkodran e shfrytëzoi maksimalisht për të kontribuuar për ekipin e tij në Austri, Sturm Graz.

Sulmuesi 29-vjeçar luajti për 72 minuta në ndeshjen që Sturm zhvilloi në transfertë ndaj Hohenems dhe shënoi golin e dytë në suksesin 1-2 të skuadrës së tij.

Sfida ishte e vlefshme për fazën e 1/16-ave të Kupës së Austrisë dhe gjithçka vendosej me ndeshje teke, ndaj me këtë fitore, Sturmi i Bekim Balajt kualifikohet për në fazën e 1/8-ave.

SHKARKO APP