Ballist Morina nuk do të lejohet në stadium…”xhelozohet Ivani i Tmerrshëm”

Ballist Morina zyrtarisht nuk do të lejohet të jetë i pranishëm në stadiumin “Elbasan Arena”, për ndeshjen Shqipëri-Serbi.

Morina pretendon se është autori i lëshimit të dronit me flamurin e Shqipërisë Etnike në stadiumin e Beogradit, gjatë ndeshjes së tetorit të kaluar mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Droni provokoi incidente të rënda aq sa tifozët u futën në fushë dhe ndeshja e 14 tetorit  2014, u ndërpre. Shqipëria pas shumë gjyqesh e fitoi përfundimisht nga KAS  ndeshjen në tavolinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshe nga autoritetet serbe që lejuan “Ivanin e Tmerrshëm”m tifozin Ivan Bogdanoviç, që të futej në stadium, madje zbriste edhe në fushë me huliganë të tjerë, autoritet shqiptar duket se janë më të interesuara për të shmangur çdo lloj incidenti sado i vogël qoftë ai, për ndeshjen e 8 tetorit.           

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?