Balliu, rikthimi i bujshëm në Kombëtare: Kemi objektiv pjesëmarrjen në Europian

Ekipin kuqezi e presin dy ndeshje vendimtare më 7 dhe 10 shtator, ndaj Çekisë në transfertë dhe tri ditë më vonë në “Air Albania” ndaj Polonisë. Një rikthim tejet i rëndësishëm do të jetë ai i mbrojtësit Ivan Balliu.

Në një intervistë të dhënë para ndeshjes ndaj Atletico Madrid në La Liga, mbrojtësi shqiptar ka folur edhe për dy ndeshjet e shtatorit të Kombëtares.

Balliu është shprehur se këto dy takime janë tejet të rëndësishme dhe për këtë arsye lojtarët duhet të bëjnë më të mirën në fushën e lojës që të marrin maksimumin e pikëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kemi objektiv pjesëmarrjen në Europian, shpresoj t’ia dalim. Na presin dy ndeshje të rëndësishme tani në shtator, na duhet të fitojmë”, ka thënë Balliu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?