Ballkani fiton derbin shqiptar ndaj Shkupit, shumë pranë grupeve të Conference League (VIDEO)
Derbi shqiptar në play offi-in e Conference League është mbyllur me fitoren e Ballkanit, që mori një fitore të madhe 2-1 në transfertë kundër Shkupit. Në Arena “Todor Proeski” u zhvillua një ndeshje e bukur me gola dhe me emocione, ku sigurisht nuk munguan as koret me këngë shqip nga të dyja tifozeritë.
Shkupi e nisi më mirë ndeshjen, pasi zhbllokuan sfidën me anë të Adetunjit në minutën e 17-të. Ballkani reagoi mjaft mirë duke gjetur golin e barazimit me Rrahmanin.
Nga ky gol ekipi kosovar mori duke shënuar dhe golin e dytë në të 67-ën, Meriton Korenica lëshoi një goditje fantastike nga distanca dhe dërgoi topin në trekëndësh, duke i dhënë avantazhin Ballkanit,
Reaguan edhe njëherë vendasit, që goditën traversën me Da Sivlën, ndërsa më pas shënuan me Adetunjin, i cili ishte pak centimetra më i avancuar dhe goli u anulua. Ballkani e sheh tashmë veten më pranë kalimit në fazën e grupeve, që do të ishte një arritje historike.
KOHA JONË SONDAZH

