FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ballkani fitore historike ndaj Dinamo Zagreb në Conference League

Ballkani merr fitoren e parë në këtë edicion të Conference League. Skuadra nga Suhareka mposhti për llogari të Grupit C, Dinamon e Zagrebit me shifrat 2-0.

Ndeshja do të zhbllokohej në fundin e pjesës së parë, në minutën e 44-t. Qëndrim Zyba ftoi në aksion Kryeziun i cili u shkëput bukur dhe nuk fali përballë portierit kundërshtar. Anësori akordoi pozicion jashtë loje, por ishte VAR që lejoi festën në Fadil Vokrri.

Skuadra e Dajës rezistoi në pjesën e dytë, më pas gjetën dhe golin e dytë 7 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Walid Hamidi rrëmbeu një top nga mbrojtësi i Dinamo Zagreb dhe më pas mposhti edhe portierin pavarësisht se ishte në një kënd mjaft të vështirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund, shifrat u fiksuan në 2-0 për Ballkanin që festoi një trepikësh të rëndësishëm në Grupin C dhe merr vendin e dytë në një grup që kryesohet nga Plzen me gjashtë pikë. Në vend të tretë është Dinamo Zagreb me tre pikë dhe mbyll grupin me zero pikë Asatana.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?