Balotelli rikthehet sërish në futbollin italian, e prezanton Galliani

Mario Balotelli rikthehet sërish në fushat e blerta. Për herë të fundit bomberi i njohur italian kishte prekur topin më 9 mars, kur aktivizohej me Brescian.

Pas vizitave mjekësore ai firmosi kontratën me skuadrën e Monzas deri më 30 qershor të 2021. Administratori i Deleguar i klubit nga Brianca, Adriano Galiani ka bërë çmos që “SuperMario” të mos jetojë larg nga qendra stërvitore duke e përfshirë edhe në klauzolë në kontratën e tij dhe për këtë gjë.

Ish-drejtuesi i Milanit ka mundësuar që Balotelli të jetojë tek shtëpia e Kevin-Princ Boateng i cili e kërkoi me ngulm. Të dy e njohin mirë njëri-tjetrin pasi kanë qenë pjesë e Milanit përpara disa sezonesh.

Image

SHKARKO APP