Balotelli shkon për t’u stërvitur, por klubi i Brescias nuk e lejon

Nuk ka paqe mes Mario Balotellit dhe Brescias. Sulmuesi sot u shfaq 20 minuta përpara orarit në qendrën sportive këtë mëngjes, por pas një takimi të shkurtër me një nga punonjësit e klubit, ai u rikthye në shtëpi.

Brescia që nuk e ka lejuar sulmuesin që të rifillojë stërvitjen. Super Marios, duke lënë qendrën sportive, i shpëtoi vetëm një frazë ironike përpara gazetarëve të pranishëm: “Tani, thoni që nuk stërvitem”.

Ndërkohë, klubi ka reaguar zyrtarisht duke deklaruar se Balotelli dërgoi nëpërmjet mjekut të tij në orën 21:30 një certifikatë mjekësore ku ishte shëruar nga gastroenteriti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?