FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Balotelli shpërthen ndaj tifozëve të Lazios: T’ju vijë turp!

Mario Balottelli vijon të jetë subjekt i koreve raciste, teksa pas 30 minutash ndaj Lazios nuk do të mungonin ofendimet nga tifozët kundërshtar. Sulmuesi ka tërhequr vëmendjen e arbitrit për të sinjalizuar sjelljen e më shumë se 1500 tifozëve të Lazio.

Është kuptuar nga leximi i buzëve të lojtarit, që arbitrit i është drejtuar kështu: “Është hera e dytë “. Manganiello i është përgjigjur: “Tani merrem unë”.

Nga sektori lacial është dëgjuar edhe një “buu” në drejtim të Balotelli, aq sa është lexuar nga spikeri i stadiumit edhe një komunikatë që ftonte publikun të mos këndonte kore raciste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zemërimi i sulmuesit nuk u zbut dhe pas sfidës, përmes Instagram, ka dënuar sjelljen e tifozëve lacialë në Rigamonti me një fjalë të qartë “T’ju vijë turp”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?