Banderola gjigante e tifozëve të City-it ishte për Perez, grupimi 1894 sqaron shkakun
Koreografia e shfaqur nga tifozët e Manchester Cityt dje para ndeshjes kundër Real Madridit bëri bujë të madhe. Një imazh gjigant i Rodrit me Topin e Artë dhe fjalët “Mos ju qajë zemra” u shfaq në tribunat në Etihad, titulli i një kënge të famshme të Oasis që dukej se i referohej Vinicius Jr, i cili është mërzitur së tepërmi që nuk fitoi trofeun e lakmuar.
Grupi i tifozerisë 1894, megjithatë, shpjegoi se mesazhi nuk i drejtohej brazilianit, por klubit madrilen, që kishte vendosur të bojkotonte ceremoninë e ndarjes së çmimeve në shenjë proteste kundër një vendimi të konsideruar të padrejtë: “A nuk e kuptoi askush në media se personi i shënjestruar nga banderola nuk ishte as në fushë? Florentino Perez, ishte ai që kishte nisur një fushatë ndaj Rodrit dhe braktisi ceremoninë”, kanë shkruar ata në rrjetet sociale. /Koha Jonë/
Nobody in the media actually realised that the person the banner targeted was not even on the pitch? Florentino Perez. It’s him who instigated a slur campaign against Rodri & boycott of the ceremony by his clubs’ players. Point needed making whatever the result of the game. pic.twitter.com/bWDQg6lwFh
— 1894 (@WeAre1894) February 12, 2025
KOHA JONË SONDAZH

