
Shqipëria nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola kundër Lituanisë në transfertë. Kuqezinjtë krijuan disa mundësi të mira shënimi, por nuk mundën që të gjenin rrugën e rrjetës.
Sajti i njohur “SofaScore” që bën vlerësimet e futbollsistëve me nota, ka shpallur Amir Abrashin si më të mirin në fushë. “Maratanomaku” i Kombëtares mori notën 8, pasi ishte i palodhur në repartin e mesfushës.
Vlerësim pozitiv mori edhe Etrit Berisha (7.3), pasi bëri dy ndërhyrje shpëtimtare. Shumë pozitive dhe provat e Gjimshitit, Dermakut dhe Veselit, ndërkohë që Kumbulla zhgënjeu, ashtu si edhe Broja. /R.Lika-Koha Jone/

