Barazuan në fund ndaj Romës me një penallti që nuk ishte, shikoni talljen epike të klubit gjerman
Roma barazoi ditën e djeshme me Borusia Moshengladbah me rezultatin 1-1, në një ndeshje ku ishin shumë pranë fitores.
Në minutën e 93’, kur rezultati ishte 1-0 ne favor të verdhekuqve, arbitri akordon një 11-metërsh për ekipin gjerman, për shkak se pretendoi se kishte një prekje me dorë nga Smolling, ndërkohë që këtë të fundit e kishte goditur topi në fytyrë.
Menjëherë ky episod ka filluar të bëjë xhiron në rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar talljet e shumta me arbitrin. Një tallje e ka bërë edhe vetë klubi i Moshengladbah, të cilët kanë postuar foto me ironi në rrjetet sociale.
Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, klubi gjerman ka postuar një karikaturë dhe në vend të kokës së një njeriu kanë vendosur një dorë. Kjo foto në mënyrën e një tallje me arbitrin e ndeshjes, i cili ka marrë kritikat e të gjithëve për atë penallti të akorduar. Por, edhe një postim tjetër ku tregojnë rezultatin, dhe i kërkojnë falje me ironi italianëve.