Barça do mbrojtës me çmim okazion, në listë Mustafi dhe shoku i Kumbullës
Barcelona ka mungesë mbrojtësish në organikën e saj dhe është në kërkim të një mbrojtësi me kosto të ulët. Eric Garcia nuk mund të vijë në janar sepse City preferon ta mbajë deri në fund të kontratës së tij, që skadon në verë dhe më pas 19-vjeçari mund t’i bashkohet katalanasve falas.
Kështu, Barcelona është e detyruar të shohë për një tjetër zgjidhje dhe ka hedhur sytë të disa mbrojtës, kostoja e të cive është e ulët dhe nuk ndikon shumë financiarisht në klubin blaugrana.
Federico Fazio është një alternativë. Kumbulla apo Ibanez ia kanë zënë vendin e titullarit argjentinasit dhe ai do ndihej më i privilegjuar si zëvendësues në një klub si Barcelona sesa Roma. Një tjetër mundësi është një shqiptar, Shkodran Mustafi.
Kontrata e tij me Arsenalin përfundon në verën e ardhshme dhe londinezët do të hiqnin dorë nga ish-kampioni i Botës në rast të një oferte të arsyeshme. Në listë janë edhe emra si Matip, Rudiger apo Pezzella. /abcnews.al