Barça-Juve, Luciano Moggi befason: Ja kush kualifikohet në gjysmëfinale

Ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Luciano Moggi nuk beson se Barcelona mund të bëjë sërish një përmbysje të madhe në Champions League, këtë herë kundër “Zonjës së Vjetër”.

Në një intervistë për të përdishmen spanjolle “AS”, Moggi tha se fitorja në minutat e fundit e Barcelonës ndaj PSG-së ishte një rastësi dhe kjo nuk mund të përsëritet.

“A mund ta bëj Barcelona një rikthim sikurse ndaj PSG-së? Jo, absolutisht. Mbrojtja e Juventusit është diçka tjetër. Ajo që ndodhi me PSG-së ishte një rastësi. A do ta fitoj Juventusi Ligën e Kampionëve nëse e eliminon Barcelonën? Ky do të jetë një hap i madh, por do të ketë punë të madhe”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që nesër Barcelona do të presë në “Camp Nou” skuadrën e Juventusit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?