Barça kërkon Berardin, në mes qëndon edhe Juventus
Barcelona kërkon shërbimet e Domenico Berardit. Sipas “El Mundo Deportivo”, blaugranat kanë vendosur në qendër të vëmendjes talentin e skuadrës së Sassuolo, Domenico Berardi.
Pas largimit të Pedros gjatë merkatos së verës në drejtim të skuadrës së Chelsea dhe dëmtimit të rëndë që pësoi Rafhina në sfidën përballë Romës, Luis Enrique është duke menduar që tani për merkaton e Janarit, konkretisht për një sulmues krahu. Trajneri ka bërë një listë me lojtarët që do të dëshironte të kishte në skuadër, pjesë e dëshirave të tij janë, mesfushori i Lazios, Candreva, Jesus Navas i Man.City dhe Theo Walcot i Arsenalit. Por në krye të listës qëndron Italiani. Por skuadra e Barcelonës e dëshiron lojtarin, pasi në garë është edhe Juventusi.
Drejtuesit e klubit bardhezi kanë firmosur një marrëveshje me skuadrën e Sasusolo, dhe sipas kësaj klauzole, kampionët e Italisë kanë të drejtë të marrin shërbimet e 21-vjeçarit për shumën e 18 mln Eurove, në rast se lojtari vjen ne Torino në verën e ardhshme dhe 25 milionë nëse transferimi bëhet në vitin 2017. Trajneri i Juves Masimiliano Allegri, është i bindur se Berardi duhet të transferohet tek kampionet e Italisë, pasi shihet si njeriu perfekt për skemat e tij. Në rast se sulmuesi vishet bardhezi, ai që do të duhet të bëjë gati valixhet është ish shoku i tij i skuadrës Simone Zaza i cili nuk po arrin të përshtatet me skuadrën.
KOHA JONË SONDAZH

