Barça konfirmon tërheqjen e Agueros

Barcelona bën me dije se nesër është parashikuar zhvillimi i një konference për shtyp me sulmuesin argjentinas, Kun Aguero, i cili, pritet t’i japë lamtumirën futbollit të luajtur për shkak të aritmisë.

33-vjeçari shfaqi probleme në ndeshjen ndaj Alaves, javë më parë, teksa u fiksua nga kamerat duke vënë duart në gjoks. Aguero ka luajtur vetëm 166 minuta në kampionat dhe Champions League me Barcelonën në 5 takimet që është aktivizuar, duke shënuar dhe 1 gol në La Liga.

33-vjeçari ka një karrierë të pasur, teksa ka luajtur për shumë vite me Manchester City dhe Atletico Madrid. Sulmuesi është shpallur nënkampion bote me Argjentinën në vitin 2014 dhe ka fituar 5 tituj kampion në Angli.

SHKARKO APP