Barça pa “frena” me Atleticon, Messi “përmbys” Madridin për 30 minuta
Lionel Messi, i futur në vend të Rakitiç, në 60’, u bë protagonist i fitores së Barçës ndaj Atletico Madrid. Barcelona fitoi 2-1 ndaj Atleticos, duke korrur fitoren e tretë radhazi dhe duke kryesuar e vetme La Liga. Messi u bë baba për herë të dytë në fundjavë dhe nga kjo arsye u la në stol në pjesën e parë, por nga trajneri Enrique u pa e nevojshme tw aktivizohej nw 30 minutat e fundit. Neymar realizoi golin tjetër për katalanasit. Me fillimin e pjesës së dytë, Fernando Torres shënoi për vendasit dhe u duk se Barcelona do ta kishte të vështirë të dilte me pikë nga Madridi. Por katalanasit përmbysën shifrat në pjesën e dytë. E njëjta simfoni në Spanjë, teksa pas javës së tretë në ndjekje të Barcelonës është vënë Reali i Madridit, që ka 7 pikë, pas fitores ndaj Espanjol. Cristiano Ronaldo, pas fitores së minutës së fundit të Portugalisë në “Elbasan Arena” ndaj kombëtares sonë, rikthehet te Real Madrid, në një ndeshje që fioli vetëm për të. Real Madrid fitoi me një rezultat tenistik në javën e 3-të të Primera Divizion, 6-1 ndaj Espanjol, dhe ylli portugez, që nuk kishte shënuar në dy javët e para të kampionatit, shënoi pesë herë në portën kundërshtare. Ai theu edhe rekordin e Raul Gonzalez, pasi preku kuotën e 231 realizimeve në kampionat. Në fakt, sfida e “Cornelia El Prat” ishte e tëra një histori e shkruar nga portugezi, që brenda 20 minutave shënoi 3 herë duke barazuar dhe rekordin e Pepillos, në vitet 60-të për tregolëshin më të shpejtë në La Liga. Golin e parë ai e shënoi me një asist të Modriç. Ronaldo dyfishoi nga pika e bardhë në të 17-tën, përpara se në të 20-tën të dërgonte me forcë topin në rrjetë duke zyrtarizuar dhe parakalimin e Raul, për numrin e golave të shënuar me Realin në La Liga. Në 28’, Ronaldo dhuroi asist teksa i shërbeu Benzemas për golin e katërt, për të vazhduar në pjesën e dytë me shfaqjen e tij personale, kur në 61’ shënoi në shifrat 5-0. Ronaldo e barazoi kur vulosi rezultatin në 6-0, u bë futbollisti i tretë në historinë e La Liga, që shënon 5 gola në një ndeshje në transfertë, pas Merodios së Bilbaos, në vitet 50-të, dhe Peternac të Valladolid, në vitet 90-të. Me golat e shënuar në një ndeshje të vetme Ronaldo merr dhe kreun e golashënuesit më të mirë në Primera Divizion.
La Liga – Java e 4-ët
Të premten
Levante-Sevilja 1-1
Sot
Espanyol – Barcelona 0-6
Gijon-Valencia 0-1
A.Madrid-Barcelona 1-2
13 shtator
12:00 Granada – Vilarreal
16:00 A. Bilbao – Getafe
18:15 Celta Vigo – Las Palmas
20:30 Malaga – Eibar
14 shtator
20:30 R. Vallecano – D. La Coruna
KOHA JONË SONDAZH

