Barcelona-Atletico Madrid, zbulohen formacionet zyrtare të super duelit

Në mbrëmjen e sotme, vëmendja e futbollit europian zhvendoset në Camp Nou, ku Barcelona pret Atlético Madrid në çerekfinalen e parë të UEFA Champions League. Një duel i fortë mes dy rivalëve spanjollë, që vjen i shoqëruar me mungesa të rëndësishme dhe tension për kartonët.

Skuadra katalanase do të duhet të bëjë pa disa nga emrat kryesorë. Andreas Christensen, Frenkie de Jong, Marc Bernal dhe Raphinha janë jashtë për shkak dëmtimesh, duke kufizuar alternativat në repartet kyçe.

Nga ana tjetër, edhe madrilenët e Diego Simeone vijnëme mungesa. Pablo Barrios, Jan Oblak, Jonny Cardoso dhe José María Giménez nuk janë në dispozicion për këtë përballje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç dëmtimeve, një tjetër faktor që mund të ndikojë në strategjinë e ndeshjes është rreziku i pezullimeve. Tek Atletico Madrid janë plot 7 lojtarë në “fije të perit”, të cilët do të mungonin në sfidën e kthimit nëse ndëshkohen me karton të verdhë. Në këtë listë përfshihet edhe vetë trajneri Diego Simeone. Ndërkohë, te Barcelona situata është më e qetë, me vetëm 4 futbollistë që rrezikojnë pezullimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Formacionet zyrtare

Barcelona (4-2-3-1):

Joan García; Eric García, Cubarsí, Gerard Martín, Jules Koundé; Dani Olmo, Pedri; Cancelo, Lamine Yamal, Rashford; Robert Leëandoëski.

Atletico Madrid (4-4-2):

Musso; Nahuel Molina, Hancko, Robin Le Normand, Ruggeri; Marcos Llorente, Koke, Giuliano, Antoine Griezmann, Lookman; Julián Álvarez.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?