Barcelona bën gati 100 milionë euro për Lautaron, por Interi e refuzon

Barcelona ka një alternativë të fortë nëse dështon përfundimisht pista Julian Alvarez. Klubi katalanas mund të përqendrohet te Lautaro Martinez, me mediat argjentinase që raportojnë se drejtuesit e Barcelonës janë të gatshëm të investojnë deri në 100 milionë euro për të bindur Interin të lërë të lirë kapitenin e tij.

Lajmi është publikuar fillimisht nga “TNT Sports” në Argjentinë dhe më pas është raportuar edhe nga mediat spanjolle, të cilat e lidhin interesimin e Barcelonës me kërkesën e trajnerit Hansi Flick.

Lautaro nuk është një emër i ri në radarët e katalanasve. Barcelona e kishte synuar edhe në vitin 2020, kur e shihte sulmuesin argjentinas si pasuesin ideal të Luis Suarez. Tashmë, situata mund të përsëritet, me Martinez që konsiderohet një kandidat për të marrë rolin e lënë nga Robert Leëandoëski.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesi, rruga drejt një transferimi nuk duket aspak e lehtë. Interi nuk ka ndërmend të negociojë largimin e kapitenit, i cili konsiderohet një nga shtyllat kryesore të projektit zikaltër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas raportimeve të “La Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e Interit nuk kanë marrë deri tani asnjë ofertë zyrtare për Lautaron dhe nuk kanë plan ta nxjerrin në shitje. Klubi italian e konsideron argjentinasin të paprekshëm, veçanërisht në prag të nisjes së sezonit të ri.

Kështu, pavarësisht interesimit të fortë nga Barcelona dhe një shifre që mund të arrijë në 100 milionë euro, për momentin Lautaro mbetet pjesë e Interit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?